Lajme

Policia arreston tri gra në aeroportin e Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"

Në Aeroportin e Prishtinës tri gra janë arrestuar, dy nga këto sipas policisë janë shtetase të huaja, ndërsa tjetra shtetase e Kosovës.

Sipas policisë, të gjitha dyshohen se përmes aeroportit të Prishtinës kanë tentuar të udhëtojnë drejt një shteti të Evropës me dokumente të falsifikuara.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit dyshohet se ka tentuar të udhëtoj nga Prishtina në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër). E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Ndërsa, e dyshuara tjetër kishte tentuar të largohet nga Kosova me dokumente po ashtu të falsifikuara ndërsa kishte leje qëndrim të një shteti tjetër.

“Është raportuar se e dyshuara femër shtetase e Kosovës përmes aeroportit të Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Leje qëndrimin të huaj)”, thuhet në njoftim.

Dy nga të dyshuarat me vendim të prokurorit tashmë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar./Shqip.com