Lajme

Policia arreston pesë persona në Kaçanik, u kapën duke luajtur bixhoz

Ilustrim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se mbrëmjen e 27 dhjetorit, janë kapur pesë persona në një lokal në fashatin Dubravë të Kaçanikut, duke zhvilluar aktivitet joligjore- duke luajtur bixhoz.

Përmes komunikatës për media, Policia ka njoftuar se njësitet reaguese kanë hasur në pesë persona duke luajtur bixhoz, përcjell Shqip.com.

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, ka bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një fletore me shënime të personave, një shumë të caktuar të parave gjatë lojës, dhe letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë,

Ilustrim.

Sipas policisë në Ferizaj, pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore./Shqip.com