Lajme

Policia arreston dy kosovarë e një palestinez, dyshohen se trafikuan njerëz

Viktimat e trafikuara. Foto: Policia e Kosovës, 15 shtator 2022

Dy shtetas të Kosovës dhe një palestinez janë dërguar në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se kanë kontrabanduar njerëz.

Siç njofton Policia e Kosovës, tre të dyshuarit gjatë mbrëmjes së 14 shtatorit, dyshohet se kanë trafikuar shtatë viktima shtetas egjiptianë dhe një shtetas palestinez.

“Me datën 14.09.2022 rreth orës 21:20 njësia policore nga policia kufitare Vërmicë – Drejtoria Rajonale Gjakovë, gjatë zbatimit të planit operativ të lartcekur në fshatin Shkozë ka ndaluar dy automjete të dyshuara taksi me targa vendore me drejtues dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilat ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren”, thuhet në njoftim.

Viktimat e trafikuara. Foto: Policia e Kosovës, 15 shtator 2022

Sipas PK-së, viktimat janë dërguar në njësinë për migrim dhe të huaj për procedurat e mëtutjeshme./Shqip.com

Vetura e ndalur për kontrollë nga Policia e Kosovës