Policia arreston 34-vjeçarin nga Shtimja, shtiu me armë në një aheng familjar
Publikuar:
(20.02.2024 11:20:57)
Policia e Kosovës ka arrestuar 34-vjeçarin nga fshati Mullapolc i Shtimes, pasi më datën 17.02.2024 kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në po këtë fshat.
Sipas njoftimit të Policisë, hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet dhe pas grumbullimit të informacioneve në terren, më datën 19.02.2024 kanë identifikuar të dyshuarin G.N.
“Policia ka gjetur armë zjarri tek i dyshuari G.N., 34-vjeçar, ku edhe është shoqëruar në stacionin e Policisë në Shtime. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/Shqip.com