Lajme

Policia arreston 3 persona të dyshuar për posedim të narkotikëve në Vushtrri

Arrestim / Ilustrim
Arrestim / Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Vushtrri, të dyshuar për veprat penale ‘blerje, posedim shpërndarje e  paautorizuar e substancave narkotike’.

Ndaj tre të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Në orët e mbrëmjes së datës 04 dhjetor 2023, njësitet policore në Vushtrri, kanë arrestuar tre  persona të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike. Arrestimi i tre të dyshuarve është realizuar në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike prej 56.1 gram.  Ndërsa pas procedurave intervistuese me aktvendim  të prokurorit, tre të dyshuarave u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tyre është  iniciuar raste për veprën penale ‘blerje, posedim shpërndarje e  paautorizuar e substancave narkotike’. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore ne kuadër te DHTN-s”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Shqip.com