Lajme

Policia arreston një femër në Gjilan pasi mashtroi punëtorin e postës

Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjilan nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.

Rastin në polici e kishte raportuar postieri i cili kishte deklaruar se e dyshuara me inicialet L.S, pas pranimit të porosisë nuk e kishte kryer pagesën prej dy mijë e 650 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur, përcjell Shqip.com.

“Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me rastin ku një ankues (punëtor i një poste) ka raportuar se me datë 18.09.2021, deri sa ka pasur një dërgesë për ta sjellur në Gjilan në vlerë prej dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro (2650 Euro) një personi të gjinisë femërore me iniciale M.H. (emër i rrejshëm), në momentin e kontaktit me këtë person, e dyshuara merr porosinë  duke i thënë palës ankuese se po shkon për t’i marr paratë dhe për t’ia sjell atij, ajo largohet në drejtim të panjohur duke e mashtruar atë”, thuhet në komunikatë.

Ilustrim

Dy muaj më vonë, Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarës dhe pas intervistimit, e njëjta ka pranuar se ka kryer veprën penale “ Mashtrim”.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent e dyshuara ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore./Shqip.com