Lajme

Policia apelon shoferët të kenë kujdes gjatë ngasjes kur ka reshje shiu

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës apelon te të gjithë ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes kur ka reshje të shtuara të shiut dhe rrugë të mbuluara me ujë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në njoftim.

E sipas policisë, vetëm gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 37 me dëme materiale.

/Shqip.com