Polici i suspenduar përplaset me Sindikatën e Policisë
Polici i cili është suspenduar për shkak të komenteve që konsiderohen politike është përplasur prapë me Sindikatën e Policisë së Kosovës.
Sindikata ka mbrojtur vendimin Policisë së Kosovës për suspendimin e policit Amir Hoxha duke u bazuar në udhëzimin administrativ i cili ndalon komentet politike.
Ndërkaq vet polici Amir Hoxha e ka quajtur turp komentet e Sindikatës.
“Turpi ka emër arsyetoni të paktën 1 përqind që i merrni nga pagat e zyrtarëve. Unë kam shprehur diçka që më takon me ligj dhe që Kushtetuta ma garanton e që është më e lartë se Udhëzimi Administrativ që i ndërroni çdo mandat”
“Nëse juve ju dhemb dhe nuk dini t’i adresoni kërkesat e vartësve të juaj atëherë kjo barrë na takon neve se fundja jem qytetar të kësaj Republike”, ka shkruar Hoxha në rrjetin e tij social “Facebook”.
Hoxha kishte kritikuar në rrjetin e tij social “Facebook” deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ishin kompensuar me mjete financiare për shpenzimet e karburantit.
Nuk është hera e parë që policët përfshihen në komente politike dhe mu për këtë çështje kishte pasur edhe suspendime edhe në të kaluarën. /Shqip.com