Sport Shqiptar

Polakët favorit sipas bastoreve, këto janë kuotat e ndeshjes Poloni – Shqipëri

Në orën 20:45, në Varshavë, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për kualifikueset e EURO 2024, ku përballë do të ketë Poloninë, teksa ky do të jetë edhe debutimi i trajnerit të ri Sylvinho.

Sa i përket kompanive të basteve, ato shohin dukshëm favoritë polakët, duke e kuotuar fitoren me koeficientin 1.50, ndërsa një barazim të mundshëm mban kuotën 3.80.

Ndërkohë një surprizë e Shqipërisë në transfertë ka koeficientin 6.60.

/Shqip.com