Kulturë

Pogradeci dhe Parisi në pikturat e Anastas Kostandinit

Pogradeci dhe Parisi në pikturat e Anastas Kostandinit
Pogradeci dhe Parisi në pikturat e Anastas Kostandinit

Deri në datën 30 prill, artdashësit mund të vizitojnë në Pogradec, ekspozitën e Anastas Kostandinit (Taso), të titulluar “Qytetit, si pikturë, muzikë, arkitekturë”.

Artisti sjell në këtë ekspozitë 25 punime kushtuar qytetit të tij Pogradecit, si edhe 16 punime që i përkasin Parisit.

Kjo ekspozitë ka ardhur në një formë tepër të veçantë, pasi është gërshetuar me muzikën, ku ka interpretuar Kuarteti “I.L.A 74” me një larmi muzike klasike.

“Kryetema e pikturës time, në mënyrë të padiskutueshme, është qyteti. Dua ta krahasoj qytetin tim me metropolet. Është një lloj ekstravagance, por mendoj se arti e ka këtë luks”, shprehet piktori, i cili duket se figurativisht ka zbuluar një rrugicë që lidh Pogradecin e vogël me Parisin e madh.

“Në këtë ekspozitë, Pogradecin dhe liqenin e pamë me sytë e piktorit Anastas Kostandini, nëpërmjet peizazheve të tij plot ngjyra, ku ndihej dashuria e madhe për të”, shprehet prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, i pranishëm në çeljen e ekspozitës.

“Qyteti i Tasos” gjendet në Galerinë e Arteve, Pogradec ku hyrja është e lirë për të gjithë.

/Shqip.com