Lajme

Pogradec, e mitura denoncon zhdukjen e nënës së saj

Policia shqiptare / Foto ilustruese
Policia shqiptare / Foto ilustruese

Një 16-vjeçare në Pogradec ka denoncuar zhdukjen e nënës së saj.

E mitura është paraqitur një ditë më parë në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe ka kallëzuar se e ëma 36 vjeçe është larguar nga banesa në fshatin Hudënisht, raporton Top Channel.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas me iniciale J.H., por ende nuk ka të dhëna.

/Shqip.com