Sport Ndërkombëtar

Pogba nuk ndihet i penduar – për kohën e tij te United

Paul Pogba

Paul Pogba u bashkua edhe një herë me “Zonjën e vjetër”.

Por, nuk është i penduar për vitet që i kaloi në Manchester United, ani pse kishte probleme të shumta.

Në intervistën e parë të dhënë pas rikthimit te Juventusi, Pogba ka folur rreth kohës së tij në ‘Tetarin e Ëndrrave” .

“Jam i lumtur me zgjedhjet që kam bërë në jetën time. Ndonjëherë ju bëni zgjedhje që nuk ju shkojnë, por unë jam i lumtur me vitet në Manchester. Unë u rrita, mësova, u bëra burrë”, tha ai fillimisht.

Teksa, shtoi se “Të ndryshosh trajnerin e Manchester United çdo vit është e vështirë – ky ishte një aspekt i vështirë për mua”, tha Pogba. “Më pas kishte disa lëndime, por mendoj se ishte gjithashtu një gjë mendore – të luash dhe të mos luash të bën të humbasësh ritmin”.

Mesfushori francez – bëri të ditur se kishte oferta të tjera, ama potencoi që “, por zemra ime zgjodhi Juventusin”.

Shtatgjati zhvilloi 20 ndeshje në sezonin e fundit në Premierligë, teksa shënoi një gol asistoi nëntë herë.

Përveç tij, në Torino ka zbarkuar edhe Angel Di Maria – sinjal tjetër Juve po tenton të “rilindë”./Shqip.com