Sport Ndërkombëtar

Pogba ka fituar më shumë se Messi e Neymar

Sezoni i kaluar ishte një nga më të dobëtit për Paul Pogban, me mesfushorin francez i cili që pas transferimit te Juve, ka luajtur gjithsej vetëm 161 minuta në të gjitha garat.

Gjithsesi nga ana financiare asgjë nuk shkoi keq për francezin, i cili në kaq minuta të luajtura ka përfituar më shumë se 8 milionë euro, me një mesatare prej 50 mijë eurosh për minutë.

Mediat italiane zbulojnë se këto shifra ja kanë kaluar edhe Messit e Neymarit.

Sipas tyre, kjo është një nga arsyet kryesore përse tifozët bardhezinj nuk e duan më në skuadër francezin.

/Shqip.com