Sport Ndërkombëtar

Pogba – Juventus, francezi ka marrë vendimin   

Paul Pogba kaloi një sezon për t’u harruar te Juventusi. Ende pa filluar sezoni 2022/23, mesfushori francez pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit.

Në të gjithë sezonin që lamë pas, Pogba arriti të paraqitej vetëm nëntë herë për “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat.

Por, mesa duket, francezi po mendon të nisë sezonin e ri me këmbë të mbarë.

Pas ditëve që kaloi në Majami, Pogba ditën e sotme është rikthyer në Torino dhe nesër do të fillojë stërvitjen. Ndërsa javën e ardhshme, do të rikthehet pjesa tjetër e skuadrës.

/Shqip.com