Sport Ndërkombëtar

Pogba e hedh poshtë ofertën nga Manchester City

Paul Pogba

Kontratën me “Djajtë e Kuq” nuk  e ka vazhduar, por as ofertën e rivalëvë të qytetit nuk e ka pranuar.

Paul Pogba ka hedhur poshtë Manchester Cityn – si mundësi për ta vazhduar karrierën, ani pse “qyetarët” ishin të interesuar për shërbimet e tij.

Goal.com shkruan se ai është duke angazhuar në një tjeter ofertë – të marrë nga një skuadër tjetër.

29 vjeçari ka zhvilluar 20-të paraqitje – në këtë sezon të Premierligës, teksa ka regjistruar një gol dhe nëntë asistime.

Ndërsa, në total ka gjithsej 230 ndeshje të zhvilluara me “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 39 gola dhe ka asistuar 51 herë.

Fakti që është transfer i lirë ka joshur shumë skuadra për të luftuar për shërbimet e tij, por ende nuk ka diçka zyrtare. /Shqip.com