Kulturë

Poeti Pablo Neruda, nga më të lexuarit të shekullit XX

Pablo Neruda

Një nga poetët më me ndikim dhe më i lexuar i shekullit të XX, mbetet Pablo Neruda, i cili gjithashtu ishte fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1971.

Me letërsinë, Neruda, ishte i lidhur qysh në kohën e adoleshencës së tij, kur poetja Gabriela Mistral, njëherit, mësuesja e e tij, kishtë vënë re talentin e tij për poezi.

Mistral e njohu talentin e tij dhe e inkurajoi atë duke i dhënë atij libra dhe mbështetjen që i duhej për të vazhduar me poezi.

Emri u zgjodh në nderim të shkrimtarit Jan Neruda, me origjinë nga Republika Çeke, pasi kishte botuar tashmë vëllimin e parë në vargje të quajtur Crepuscolario, Neruda u transferua në Birmani.

Pablo Neruda vdiq në Santiago de Kili më 23 shtator 1973. Vdekja e tij mbetet ende mister, raportet zyrtare thonë se ai vdiq për shkak të një tumori, por shumë besojnë se poeti ishte viktimë e një vrasje të urdhëruar nga Pinochet.

Poeti, Pablo Neruda

Poezi nga Pablo Neruda

Dua që të dish

Një gjë.

Ti e di si është kjo gjë:

nëse shoh

hënën e kristaltë , degën e kuqe

të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,

nëse prek

pranë zjarrit

hirin e pakapshëm

ose trupin e rrudhur të drurit,

gjithçka më çon tek ty,

sikur kjo që ekziston

aroma,dritë, metale,

të ishin anije të vogla që shkojnë

drejt ishujve të tu që më presin .

Sidoqoftë

nëse pak nga pak ndalon së më dashuri

do të ndaloj se dashuri pak nga pak

“Nëse papritmas

më harron,

mos më kërko

se tashmë do të kem harruar

Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur

era e flamujve

Që kalon permes jetës time

dhe vendos

të më lësh në breg

të zemrës në të cilën kam rrënjët,

mendo

se në atë ditë,

në atë kohë,

do të ngre lart krahët

dhe rrënjët e mia do të dalin

për të kërkuar tokë tjetër

Por

nëse çdo ditë,

çdo orë

e ndjen se për mua je destinuar

me ëmbëlsi të pamëshirshme.

Nëse çdo ditë çel

në buzët e tua një lule për të më kërkuar,

ah, dashuria ime

në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,

në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,

dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,e dashuruar,

dhe derisa të jetosh do të jete në krahët e tu

pa dalë nga krahët e mia.