Kulturë

Poetët shënojnë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Poetët shënojnë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Foto: Kultplus
Poetët shënojnë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Foto: Kultplus

Të hënën mbrëma është mbajtur aktiviteti letrar “Mbrëmja poetike me miqtë e Simfonisë”. Në orën letrare “Poetët e Simfonisë”, shoqëruar me verë dhe tinguj të kitarës, poetët krijimet e tyre, shumica e të cilëve lidheshin me përvjetorin e 24-të çlirimit të lexuan Kosovës.

Në këtë mbrëmje nga të pranishmit u deklamuan edhe vargjet të poetëve të ndjerë, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Basri Çapriqi, pastaj edhe të poetit shqiptar frankofon, Skënder Sherifi etj.

Në orën letrare “Poetët e Simfonisë” poezitë e tyre i lexuan: Sali Bashota, Ibrahim Berisha, Lulzim Tafa, Binak Kelmendi, Naime Beqiraj, Rrahman Paçarizi, Bujar Tafa, Xhevahire Izmaku, Arben Veselaj, Isuf Hoxha, Jeton Kelmendi, kurse pas orës letrare me nga një fjalë u paraqiten edhe Ardianë Pajaziti, Avni Spahiu dhe Fadil Bytyqi.

/Shqip.com