Kulturë

Poe – poeti me shumë ndikim në historinë e poezisë

Edgar Allan Poe

Edgar Allan Poe ishte një shkrimtar, poet, dhe kritik letrar amerikan, i njohur për poezinë dhe tregimet e tij të shkurtra.

Ai është i famshëm për misteret dhe ngjarjet e tmerrshme që krijon në shkrimet e tij.

Poe, bazohet kryesisht në tregime të shkurtra, poezi, të cilat kanë pasur shumë ndikim si në historinë e poezisë ashtu edhe në në letërsi.

Poezia dhe tregimet e shkurtra të Poe, kanë ndikuar shumë sidomos te simbolistët francezë të fundit të shekullit të XIX, të cilët nga ana e tyre ndryshuan drejtimin e letërsisë modern.

Charles Baudelaire, poeti francez që përktheu veprat e Poe, vuri në dukje poezinë e tij “Korbi” duke e cilësuar si me të vërtetë poemën e pagjumësisë së dëshpërimit, që nuk i mungon asgjë, as ethet e ideve, as dhuna e ngjyrave, as arsyetimi i sëmurë, as terrori nxitës, madje as lavdia e çuditshme e vuajtjeve që e bën atë më të tmerrshme.

Edgar Allan Poe

Pjesë nga poezia “Korbi”

‘U çudita fort, pa masë

Kur dëgjova Korb të flas

Ndonëse ajo përgjigjie

S’ kishte as kuptim as lidhje;

Se asnjë s’ munt të më thotë

Që nonjë njeri në botë

Gjer tani ka parë shpendë

Mun mi derë t’ odës tij,

Shpend’ a shtazë mi statujë

Mun mi dere t’ odës tij,

T’ emëruar “Kurrë më.”

Te “Korbi”, ne shohim ideale filozofike e psikologjike si dhe torturë emocionale nga përsëritja ogurzezë e korbit “kurrë më”.