Lajme

Podujevë: Ia theu hundën një personi, arrestohet i dyshuari

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të premten një person pasi i njëjti, e kishte sulmuar një person tjetër fizikisht duke i shkaktuar frakturë në hundë, shkruan SHQIP.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:27 në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari për shkak të një hidhërimi e kishte sulmuar viktimën.

“Lidhur me rastin me datën 02.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se për shkak të një hidhërimi e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda (frakturë në hundë).I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./SHQIP.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022