Lajme

Podujeva nis procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor

Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qytet.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Komunë s së Podujevë s, Shpejtim Bulliqi, pë rmes rrjetiti social Facebook.

“Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking, poashtu e ka të inkuadruar edhe hapësirën ku janë destinuar rreth 1000 m² për afarizëm”, ka shkruar Bulliqi.

Tutje, ai ka njoftuar se parkingu nëntokësor planifikohet të ndërtohet në sheshin “Ali Ajeti”, realizimi i tij do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat.

/Shqip.com