Sport Shqiptar

Podgorica – destinacioni i radhës i Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës - hendboll

Edhe një ndeshje miqësore.

Podgorica është destinacioni i radhës i Përfaqësuses së Kosovës në hendboll.

Atje, Dardanët do të përballen me Malin e Zi – në miqësoren e fundit për këtë vit.

Ky takim do të zhvillohet në kryeqytetin malazez, të dielën me fillim nga ora 17:00.

Këtë njoftim e ka dhënë Federata e Hendbollit të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

Ndër të tjera kanë shkruar se “Kombëtarja e Kosovës nuk ndalet, të dielën miqësorja me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk do të ndalet, në përpjekje për të qenë në formë sa më të mirë në ndeshjet kualifikuese të janarit.

Pasi javën e kaluar i luajti dy miqësore me Kuvajtin, Kombëtarja jonë të dielën luan miqësore edhe me Malin e Zi, që tashmë ka nisur përgatitjet për paraqitje në Evropianin 2022.

Ndeshja do të luhet në Podgoricë, nga ora 17:00. Në Podgoricë”.

Në dy takimet e zhvilluara ndaj Kuvajtit – në Kosovë, Dardanët kishin dalur fitues, ani pse përzgjedhësi, Bujar Qerimi i dha mundësinë të gjithë hendbollistëve të ftuar që të luajnë.

Grumbullimi i Përfaqësueses – do të bëhet të premten në Prishtinë, kurse një ditë më pas nisen për në Podgoricë./Shqip.com