Sport Ndërkombëtar

Pochettino: Jam i lumtur në Paris

Mauricio Pochettino

U raportua se do të rikthehet në Angli, por diçka e tillë duket se nuk do ndodhë.

Trajneri i PSG-së, Marucio Pochettino, ka hedhur poshtë zërat se është i interesuar për të udhëhequr Manchester United-in, shkruan Shqip.com.

Këtë lajm, ai e ka dhënë në konferencën e mbajtur për shtyp, një ditë para ndeshjes ndaj Manchester City-t.

“Jam i lumtur në Paris. Gjërat ndodhi dhe nuk janë përgjegjësi e imja. Ajo çka dua të ju tregoj ju nëse më pyetni është se jam i lumtur në Paris”, tha trajneri argjentinas, të tjera.

Sa i përket PSG-së, kjo skuadër po kalon në një formë fenomenale kohëve të fundit.

Mauricio Pochettino sur le match nul contre Bruges : "Nous savons que nous  devons faire mieux."
Pochettino dhe Messi

Nënkampionët e Francës, janë lider të padiskutueshëm në Ligue 1, ku “nuk po njohin” kundërshtarë.

Ndërsa, në Ligën e Kampionëve gjenden në vendin e dytë të Grupit A, me tetë pikë. Një më pak pak me se City që është lider.

Kundër kampionëe të Premierligës do përballen të mërkuren mbrëma, me fillim nga ora 21:00.

Skuadra franceze është favoritë në letër për shkak se ndeshja zhvillohet në “Parkun e Princave” ku do kenë përkrahje të zjarrtë nga fansat e tyre./Shqip.com