Rozë Ndërkombëtar

“Po vjen dita për mua” – Kendall Jenner flet për dëshirën për të pasur një fëmijë

Kendall Jenner

Sezoni i ri i “Keeping up with the Kardashians” është në transmetim e sipër, e si duket ky sezon po zbulon shumë të pa thëna për yjet Kardashian-Jenner.

E së fundmi, Kendall Jenner tha në episodin e fundit të emisionit se ndjehet sikur po vjen dita që të ketë fëmijë.

Episodi tregoi 26-vjeçen duke blerë një dhuratë për motrën e saj të vogël Kylie Jenner e cila ishte shtatzënë në atë kohë me djalin që lindi në shkurt.

Kendall Jenner është në lidhje të lumtur me basketbollistin Devin Booker që nga viti 2020.

“O zot, të jem në një dyqan bebesh është aq e vërtetë për mua këto ditë. Ashtu siç po vjen dita për mua”, i tha ajo motrës së saj Khloe Kardashian.

Khloe, e cila në moshën 33 vjeçare solli në jetë vogëlushen True, argumentoi se 26 vjeç nuk ishte e vjetër për të pasur një fëmijë.

“Dua të them, unë kam kaq shumë mbesa dhe nipër në këtë pikë,” tha Kendall gjatë një rrëfimi.

“Por është gjithmonë emocionuese të takosh një personalitet të ri të vogël dhe të shohësh se kush bëhen ata”, tha tutje modelja. /SHQIP.com