Rozë

“Po më dhemb shpirti” – Çfarë komentesh mori Fifi

Këngëtarja Fifi gjatë ditës ka zbuluar disa mesazhe shumë të “tmerrshëm” që ajo ka pranuar.

Ka qenë vet, Fifi ajo që i ka nxjerr komentet e tyre në emër dhe mbiemër duke thënë se po i dhemb shpirti kur sheh gjëra të tilla.

Disa nga ta kanë uruar që  Serbia ta pushtojë Kosovën.

“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në çdo aspekt.

E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhemi patriotë veç kur bëhet gol”, shkruan Fifi.

Ndryshe, këngëtarja është duke e vazhduar lidhjen me Adisin.

/Shqip.com