Rozë

“Po flet si një 12-vjeçare”,  Efi dhe Filloreta në debat të fortë në Për’puthen Prime

Përputhen sonte ka filluar me debate të shumta në studio.

Kjo pasi është zhvilluar përballja në mes të Efit dhe Filloretës.

Këto dy të fundit kanë pasur përplasje gjatë javëve të fundit për shkak të pëlqimit që kanë për Mevlanin.

Filloreta i drejtohet Efit duke i thënë se ajo është duke ndërhyre në çdo gjë të saj.

“Ti ke ndërhyrë në çdo gjë, unë s’të kam ndërhyrë”.

Pas kësaj ka ndërhyrë edhe Efi duke i thënë se duket se është duke biseduar më një 12 vjeçare.

“ Unë kam përballë një gocë që ka një lloj moshe dhe unë dua të debatoj. Në momentin që ti thua kështu bie që unë kam të bëj me një 12-vjeçare”, ka thënë  Efi.

Kujtojmë se Filloreta që në fillim ka ardhur me preferenca të qarta në emision, duke u shprehur se ka lënë punët e saj në Zvicër vetëm për Mevlanin.

Kjo ka sjellë krijimin e një tresheje dashurie, me në mes djalin nga Kavaja./SHQIP.com