Rozë

Skena të “nxehta” në dush mes Donaldit dhe Beatrix në “Big Brother Albania VIP”

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Që kur këngëtarja, Semi Jaupaj u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duket se Donaldi dhe Beatrixi po kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Kjo pasi sipas një pjese të banorëve kanë thënë se ajo ka qenë pengesë në mes dyshes.

Aktori dhe këngëtarja po shfaqen gjithmonë bashkë dhe publiku e ka vënë re menjëherë këtë afrimitet mes tyre.

Madje fansat shprehen se ata duket sikur po flirtojnë me njëri-tjetrin dhe se Donald po harron Bora Zemanin, pasi dyshja së fundi janë pastruar së bashku, duke e ndarë dushin e njëjtë.

Madje në një moment Donaldi ka marrë një gërshërë për ta ndihmuar Beatrixen me flokët. Në sfond dëgjohet edhe zëri i Beniadës që thotë “plasi dashuria në dush”.

E pas këtyre veprimeve, as Bora e as shoqja e saj e ngushtë nuk kanë dhënë ndonjë reagim.

Ndryshe ditë më parë, Donaldi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka dërguar një dhuratë romantike për Borën.

Ai i ka dërguar një qese me biskota dhe një varëse, e këtë të fundit Bora kishte të varur në qafë natën e prime në “Për ‘puthen”./SHQIP.com