Rozë

PM befason Sarën për Shën Valentin, emocionon me fjalët romantike

Sarah Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet më të dashura për publikun.

Ata nuk ngurojnë të shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe një gjë të tillë e kanë bërë edhe sot në ditën e Shën Valentinit.

Sarah mori një buqetë me lule dhe fjalë të ëmbla dashurie.

‘’Urime Shën Valentini zemër! Të dua deri në Shën Valentinin e fundit të jetës! I joti PM’’, shkruan Dj i njohur ndërsa ‘’Të dua shumë’’ ka shkruar Sarah në postimin që i ka bërë.

Ndryshe, dyshja janë duke jetuar në mes të Tiranës dhe Prishtinës.

/Shqip.com