Lajme

Plus 500 mijë euro për gjashtë komunat përfituese të projektit “Komuna për të rinjtë”

Euro / Ilustrim
Euro / Ilustrim

Edhe gjysmë milioni euro kanë përfituar gjashtë komunat nga projekti “Komunat për të rinjtë”

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se në grantin 2.7 milionë eurosh kanë përfituar komunat: Peja, Podujeva, Shtimja, Fushë Kosova, Gjakova dhe Graçanica.

Ky grant është i financuar nga qeveria japoneze, i administruar nga Banka Botërore dhe i cili implementohet nga MAPL.

“Të rinjët nga grupet e margjinalizuara do të përfitojnë direkt grante të financuara për inciativat të cilat burojnë nga vetë ata, po ashtu do të përfitojnë trajnime të ndryshme dhe aktivitete të shumta”, ka njoftuar ministri Elbert Krasniqi.

“Nga faza e I-rë e këtij projekti në 10 Komunat përfituese kanë përfituar rreth 3 mijë të rinj përmes granteve dhe trajnimeve të shumta”.

/Shqip.com