Sport Shqiptar

“Plisat” publikojnë videon e përleshjes me tifozët italian dhe rrëmbimin e banerit

Pak minuta para fillimit të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, një përplasje fizike mes tifozëve ndodhi në shkallët e stadiumit.

Në këtë incident raportohet se ishin të përfshirë tifozët nga Prishtina, “Plisat”, shrkuan Shqip.com.

Tifogrupi në fjalë përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka kapur një flamur të tifozëve italianë, i cili duket se i përket atyre të Napolit.

Në mentalitetin e “ultrasve” konsiderohet poshtërim për një grup tifozësh kur atyre ua marrin rekuizitat, flamujt apo banerët ,grupi i tifozëve kundërshtarë.

“Plisat” gjithashtu njoftuan se janë larguar nga stadiumi “Air Albania”, pasi u arrestuan dy anëtarë të grupit.

Plisat kanë punlikuar një video ku shihen duke u përleshur me tifozët italianë.

/Shqip.com