Sport Shqiptar

“Plisat” po mobilizohen – për derbin ndaj Dritës

Tifo-grupi "Plisat"

Drita do të zbarkoi në kryeqytet – të mërkurën.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” do të takohet me Prishtinën – e cila është e uritur për fitore.

Në prag të këtij derbi – tifozëria “plisat” kanë bërë thirrje për mobilizim sa më të madh në tribuna.

Përmes një shkrimi në Facebook – ndër të tjera kanë shkruar se “dita e mërkurë ka vetëm një adresë, vetëm një qëllim. Klubi jonë i zemrës ndeshet me klubin Drita nga Gjilani. Qëllimi i vetëm është përkrahja masovike ndaj djemve kryeqytetas. Andaj, të mërkurën me 28 shtator, t’i mbushim shkallët e stadiumit Fadil Vokrri”.

Takimi fillon nga ora 19:00 dhe do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve.

Favorite në letër është skuadra nga Gjilani – sepse është lidere e Superligës – pasi ka grumbulluar 17-të pikë – nga shtatë ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër – Prishtina gjendet në pozitën e katërt – me gjashtë pikë më pak./Shqip.com

Tabela e Superligës