Lajme

Mediat në Venezuelë: Behgjet Pacolli ka pastruar paratë në bashkëpunim me krimin e organizuar

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Ish-presidenti dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli është akuzuar nga mediat në Venezuelë se është i përfshirë në afera korruptive në këtë shtet.

Sipas mediave atje, Pacolli është i përfshirë në këto afera bashkë me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me me krimin e organizuar.

Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane.

Ndërkohë në raportin e publikuar në mediat venezueliane, Pacolli akuzohet si i përfshirë në një skandal korrupsioni, duke iu referuar parregullsitë e publikuara nga OCCRP në dhënien e ndërtimit të aeroportin e Vlorës në Shqipëri.

“Rrjeti i kompanive të lidhura me Pacolli dhe Rais, nga Evropa në El Salvador, përfshin kompani që kryen transaksione të hetuara si pastrim të mundshëm të miliona dollarëve nga nafta shtetërore venezueliane që, sipas një hetimi nga autoritetet amerikane dhe një tjetër nga zyra e prokurorit të Salvadorit. Përfitoi edhe presidenti Nayib Bukele”.

“Dokumentet e cituara në raport tregojnë se në vitin 2011 Pacolli ishte drejtor i grupit Rais Group International LLC, me seli në Shtetet e Bashkuara, ku Enrique Rais ishte aksionari kryesor. Atë vit, Rais Group tashmë po hetohej nga autoritetet amerikane, të cilët dyshonin se konsorciumi kishte “lidhje me grupe të krimit të organizuar, kompani guaska, kartele (drogë) dhe politikanë të korruptuar”.

Tutje kjo media ka shkruar marrëveshjet midis Rais dhe Pacollit përfshinin gjithashtu biznesin e mbetjeve të ngurta në El Salvador në fillim të dekadës së fundit, të cilin salvadorani e ngriti në bashkëpunim me José Luis Merino, një zyrtar i partisë së majtë në atë kohë FMLN në pushtet. Merino, i njohur në politikën e Salvadorit si Comandante Ramiro, po hetohet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara për pastrim parash dhe për lidhjen e tij të mundshme me trafikun e armëve për Forcat Revolucionare të Kolumbisë (FARC). /SHQIP.com