Lajme

Planifikohet hartimi i projektit për ndërtimin e shtegut të biçikletave Prishtinë-Kamenicë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Parqeve, Donika Çetën kanë takuar kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimajn.

Sipas një njoftimi të Ramës në Facebook, në këtë takim është diskutuar për hartimin e një projekti për krijimin e shtegut të biçikletave Prishtinë-Kamenicë.

“Bashkë me Kryetarin e Kamenicës, z. Kadri Rahimaj, shoqëruar nga Drejtorja e Parqeve, znj. Donika Çetta, diskutuam rreth inicimit të një bashkëpunimi ndërkomunal për hartimin e projektit të krijimit të shtegut të biçikletave Prishtinë – Kamenicë”, shkroi Rama.

Sipas Ramës, ky shteg do të ndërlidh Prishtinën dhe Kamenicën nëpërmjet transportit alternativ por do të krijoj edhe një itinerar kulturor e ambiental për gjithë komunitetet./Shqip.com