Lajme

Plani për vrasjen e Kurtit dhe Xhavit Halitit – ulja politike e VV-së dhe ngritja e PDK-së e AAK-së

Kryeministri Albin Kurti dhe ish-deptueti i PDK-së, Xhavit Haliti

Prek Kodra, shtetas shqiptar i lindur më 1 maj 1976 dyshohet se ka planifikuar vrasjen e disa fytyrave të politikës të Kosovës.

Sipas një dokumenti të bërë publik, këtë të hënë, nga hakerat, thuhet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

“Bazuar në informacione, Ismet Haxha ishte caku i parë i vrasjes. Caku i dytë ishte Xhavit Haliti i cili do ekzekutohej një muaj pas Haxhës për ta bërë për t’u dukur si hakmarrje ndaj Haxhës. Kurse, i caku i tretë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili do ekzekutohej një muaj pas Halitit”, thuhet në dokument.

Dokument

Të gjitha këto vrasje, ishin planifikuar të kryheshin brenda katër muajve.

“Duke u bazuar në këto informacione, qëllimi i ekzekutimit të tre akterëve ishte destabilizimi i Republikës së Kosovës”.

Në dokument, po ashtu thuhet se qëllimi i vrasjeve kishte për ta rrëzuar politikisht Lëvizjen Vetëvendosje dhe ngritjen e dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Me vrasjen e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje do të dobësohej si parti ndërsa Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të merrnin udhëheqjen e vendit dhe Shërbimi i Sigurisë së Kosovës do të çaktivizohej”, thuhet në dokument.

Në dokument theksohet se Kodra ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.

Lexo edhe:
Dokument(FOTO):Në vitin 2021 u planifikua një atentat me snajper ndaj Albin Kurtit

Sipas dokumentit, Kodra dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës./Shqip.com