Lajme Ballkan

Plani i Kosovës për blerjen e bayraktarve, reagon Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidentit serb nuk i ka pëlqyer plani i Kosovës për blerjen e dronëve të prodhimit turk, Bayraktar.

Në një intervistë për një medium serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kjo do ndikoj në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Kur turqit thonë se Prishtinës do t’i japin Bayraktar më të mirë, edhe pse ne e respektojmë presidentin Erdogan, sigurisht që do të ndikojë në marrëdhëniet tona. Në të njëjtën kohë, ata nuk kanë të drejtë t’i armatosin, sipas ligjit ndërkombëtar.

Deri në maj, ne do të jemi në gjendje të mburremi me disa dronë më të fuqishëm dhe avionë të tjerë. Natyrisht që na duhet, sepse pa të do të na gëlltitnin”, tha Vuçiq.

Reagimi i presidentit të vendit fqinj vjen vetëm pak orë pasi zyrtarë të qeverisë paralajmëruan se do blejnë dronë Bayraktar, të cilët janë vlerësuar shumë të suksesshëm në luftën në Ukrainë.

/Shqip.com