Lajme

Plagosja në Klinë, policia arreston tre persona

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri dy persona në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë.

Siç njofton policia, disa persona fillimisht janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes dy persona janë plagosur.

“Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy (2) armë (pistoleta), dymbëdhjetë (12) fishek cal: 9mm, tre (3) fishek cal 7.65mm, dy (2) gëzhoja, një (1) brisk dhe një (1) sprej OC”, thuhet në njoftim.

Ilustrim.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh./Shqip.com