Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës e ka konfirmuar gjuajtjen me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, derisa njoftuan se një person i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas disa dëshmitarëve, të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri nga vetura.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile.

Këtë e ka konfirmuar doktori Ejup Govori.

Gjendja e tij është stabile, ka lëndime me armë zjarri, lëndimet janë në ekstremitet të poshtme dhe është në trajtim e sipër”, ka thënë Govori.

/Shqip.com