Lajme

Plagoset një person me armë zjarri në Podujevë

LAJMI I FUNDIT

Një person është plagosur pas të shtënave më armë zjarri në fshatin Penuh të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.

Ai ka thënë së personi i plagosu është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka deklaruar Burovci.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./SHQIP.com