Lajme

Plagoset një burrë në Pejë

Qyteti i Pejës
Qyteti i Pejës

Policia e Kosovës kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person është plagosur me armë zjarri në Pejë.

Sipas PK-së, viktima është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Pejë  22.01.2023 – 05:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Tutje thuhet se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.

/Shqip.com