Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”  në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit”, tha ai.

Borovci shtoi se i plagosuri është dërguar për në QKUK për të marrë tajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në anën tjetër, hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./Shqip.com