Lajme

VIDEO EKSKLUZIVE / Plagosen tre persona në Pejë, dyshohet se janë familjarë mes vete

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës, tha se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e gjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi.

Ndërsa, Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha për media se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.

“Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Qavolli.

“Dyshohet se të plagosurit janë familjarë të afërt”, shtoi ai.

Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

Ndërsa, i pyetur nëse ka informata për gjendjen shëndetësore të personave të plagosur, Qavolli tha “jemi duke shkuar te viktimat me shiku gjendjen e tyre”.

/Shqip.com