Lajme

Plagosen me armë dy persona në Durrës, shkak bëhet TikToku

Foto ilustruese

Dy persona mbetën të plagosur sot rreth orës 01:15 në Durrës, nga një konflikt i cili nisi në rrjetin social TikTok.  

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, ku ndër të tjera thuhet se personi 25-vjeçar me inicialet K. M, pas një bisede telefonike me një person tjetër M.V ka debatuar dhe më pas kanë lë takim për tu sqaruar.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari K.M me të arritur në vendngjarje ka gjuajtur me plumba duke lënë të plagosur dy persona të tjerë.

“Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën  për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë në njoftim thuhet se nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente,  ku dyshohet se mund te fshihet 25-vjeçari me qëllim kapjen e tij

/Shqip.com