Lajme

Plagosen dy persona në Prishtinë

Ilustrim

Dy persona janë plagosur të mërkurën në rrugën “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë.

Rreth orës 22:30 janë dëgjuar të shtëna armës në këtë rrugë të kryeqytetit.

Lexo edhe:
Macron: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duket shumë kompleks

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ilustrim

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit  policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor. /Shqip.com