Lajme

Policia për dy ditë shpërndau 85 gjoba për mungesë dokumentacioni

Policia e Kosovës për dy ditë me radhë në bazë të Planin Operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”, ka shqiptuar 85 gjoba.

Këto gjoba janë shpërndarë për parregullsi teknike dhe mungesë të dokumentacionit.

“Nga data 07.11.2022 janë ndaluar dhe kontrolluar rreth 150 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, me ç’rast janë shqiptuar 85 kundërvajtje për parregullsi teknike dhe mungesë të dokumentacionit” thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit nga PK-ja, plani do të vazhdoj edhe në vijim.

/Shqip.com