Lajme

PK arreston dy persona, sekuestrohen tri armë

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy persona që dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor veriu, kanë arrestuar dy persona për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Gjithashtu tek personat e arrestuar janë gjetur dhe sekuestruar :

-një pushkë automatike AK47

-dy revole me gas

Arma e sekuestruar

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur me datën 09 korrik në afërsi të xhamisë në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës.

Lidhur më këtë rast, personat e dyshuar janë : B.Z mashkull 21vjeç dhe A.L mashkull 19 vjeç.

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor të arrestuarit dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve./Shqip.com