Lajme

Pjesëtarët e FSK-së kthehen nga Turqia, priten në aeroport nga kryeministri Kurti

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë kthyer të hënën në Kosovë nga Turqia, ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeteve të 6 shkurtit.

Ata në aeroportin Prishtinës janë pritur nga kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e operacione të kërkimit urban, mjekët dhe ata që u kujdesen për të plagosurit.

Ata gjithashtu u nderuan me medalje nga FSK-ja për punën e guximshme që kanë bërë në zonat e prekura nga tërmeti.

/Shqip.com