Rozë

Pjesë e “Big Brother VIP”? Flet Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari është një ndër moderatorët më të dashura për publikun shqiptar.

Kjo ka bërë që ajo të këtë numër të madhe të ndjekësve të cilët janë të interesuar për jetën e saj.

Së fundmi, Fjori i ka dhënë mundësinë atyre të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim që ato kanë qenë të shumta.

Ndër të tjera, dikush e ka pyetur moderatoren nëse ajo do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” dhe ajo ka thënë ‘jo’, duke theksuar se ka një jetë shumë intensive dhe nuk e ka luksin e kohës që të ngujohet brenda 4 mureve.

“Jeta ime jashtë është shumë intensive dhe me përgjegjësi që kërkon mbikëqyrjen time. Nuk e kam luksin e kohës fizike që të ngujohem brenda 4 muresh”.

Ndryshe, se kush do të jetë pjese e BBV-së nuk dihet ende.

/Shqip.com