Sport Shqiptar

Pjesa e parë: Kosova në disavantazh ndaj Danimarkës

Pamje nga ndeshja e parë

Dardanët nuk e nisin me hap të mirë pjesën e parë.

Në kuadër të rrethit të parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025, Dardanët janë në disavantazh.

Ndeshja që po luhet në Naestved të Danimarkës, filloi nga ora 19:00.

Rezultati i pjesës së parë është 46:36 në favor të danezëve.

Dominimi në këtë gjysmë loje ishte i gjithi i vendasve, të cilët ishin në avantazh përgjatë gjithë duelit deri më tani.

Pamjet nga takimi

Për mysafirët më i miri ishte Dardan Berisha me 10 pikë të shënuara.

Të dyja skuadrat do të rikthehen në pjesën e dytë pas pushimit për të kërkuar fitoren.

Përndryshe, Kosova ka një fitore, pikërisht ndaj danezëve me shifrat 78:73, si dhe dy humbje nga Norvegjia.

Nga ana tjetër, Danimarka ka një fitore dhe një humbje.

Takimi i sontëm është tejet i rëndërsihëm, pasi që ekipi që merr fitore do të kualifikohet tutje. /Shqip.com