Sport Shqiptar

Pjesa e parë: Ballkani në avantazh ndaj Gjilanit

Gjilani - Ballkani

Në ndeshjen që po zhvillohet mes Gjilanit dhe Ballkanit – ka përfunduar pjesa e parë.

Rezultati aktual është 0-1.

“Xhebrailat” kaluan në avantazh qysh pa kaluar 30 sekonda nga sinjalizimi i Dardan Çakës.

Golin e gjetën përmes Ermal Krasniqit i cili goditi me kokë pas një krosimi nga Armend Thaçi.

Sulmuesi 23 vjeçar, gjindej në pozitë rreth 11 metra nga goli ku edhe e mposhti Enea Koliçin në këndin e tij të djathtë.

Skuadrat shkojnë në pushimin 15 minutësh mes pjesëve për t’u rikthyer më pas në të dytën për ta caktuar epilogun e takimit.

Kështu siç qëndrojnë punët, Ballkani ka 57 pikë në vendin e parë, kurse Gjilani 49 aq sa ka edhe rivali lokal Drita.

Ndeshje tjetër interesante po luhet edhe në Skënderaj aty ku Drenica pret Feronikelin e vendit të fundit.

“Derbi i Drenicës” nisi në ora 14:00 në “Bajram Aliu”.

Vendasit po arkëtojnë fitore me rezultat 2-0.

Shqip.com do ju mbajë të informuar – për të gjitha të rejat nga këto dy takime./Shqip.com