Sport Ndërkombëtar

Pjanic po shkëlqen me skuadrën e re

Miralem Pjanic

Nuk po luan në nivelet më të larta të futbollit.

Por, shkëlqimi nuk i ka humbur.

Miralem Pjanic po e shijon futbollin në Sharjah FC – ekip nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mesfushori boshnjak ka regjistruar një gol dhe një asistim – në dy ndeshje të zhvilluara kampionale.

Për një kohë të shkurtër ai është shndrruar në njeriun kryesor të repartit të mesfushës – dhe përvojën e madhe që e ka në supe po e tregon në fushën e gjelbër.

Pas tri xhirove të zhvilluara – Sharjah ka po aq fitore dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë.

Pjanic – ka kontratë me këtë skuadër deri në vitin 2024, teksa së fundmi i është bashkuar edhe ish-shoku i skuadrës te Roma – Kostas Manolas. /Shqip.com