Sport Ndërkombëtar

Pjanic – mund të largohet nga Barcelona

Miralem Pjanic

Xavi Hernandez mbeti i mahnitur nga paraqitjet e Miralem Pjanic – në ndeshjet parasezonale dhe vendosi që ta mbajë në skuadër.

Por, mesfushori boshnjak – nuk është inkuadruar asnjë minutë në këtë sezon – teksa tashmë i ka ardhur një ofertë.

Sipas Fabrizio Romanos “Pjanić ka marrë një propozim nga Sharjah FC në ligën pro të Emirateve të Bashkuara Arabe për një marrëveshje trevjeçare – në varësi të lojtarit, ka një shans për t’u larguar nga Barcelona për Pjanic”.

Romano po ashtu raportoi se “tregu i transferimeve është ende i hapur atje dhe kështu Barça është e gatshme ta lërë të shkojë nëse Miralem do ta pranojë”.

Pjanic ka kontratë valide me katalunasit – deri në vitin 2024.

Teksa, vlera e tij në tregun e transferimeve është 11-të milionë euro. 

Sezonin e kaluar – ai ishte huazim në Besiktas – ku i zhvilloi 20 paraqitje kampionale dhe asistoi dy herë./Shqip.com